75 Mall Live Search
10:57 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Femrat më të votuara nga LDK-ja, që do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës doli si parti e dytë në zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Kësisoj LDK-së do t’i takojnë 31 vende në Kuvendin e Kosovës.

Në listën e më të votuarve të kësaj partie padyshim se kreun e mban kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani me 162.209 vota.

Sa u përket femrave më të votuara në këtë parti, pas Osmanit renditet Marigona Geci-Lala. Vajza e Gani Gecit mori 15 mijë e 735 vota, shkruan Indeksonline.

Në renditje vjen kandidatja gjilanase, Lirije Kajtazi me 8 mijë e 467 vota, Vlora Limani- Hajnuni me 8 mijë e 419 vota, Rrezarta Krasniqi me 8 mijë e 244 vota, Hykmete Bajrami 7 mijë 828 vota.

Doruntinë Maloku arriti të mblidhte 7 mijë e 397 vota, Saranda Musliu 6 mijë e 836 vota, kurse Valentina Bunjaku-Rexhepi 6 mijë e 810 vota./Indeksonline/