75 Mall Live Search
11:12 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një tjetër viktimë e dhunës seksuale i dha fund heshtjes, dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale

Me mbështetjen e QKRMT-së, e mbijetuara e dhunës seksuale Shyhrete Tahiri – Sylejmani dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Viktima foli publikisht para mediave, deri sa kërkoi drejtësi për të dhe të gjitha të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndonëse e tradhtonte zëri, Shyhretja mori forcë t’i fliste disa fjalë, duke bërë apel që të gjitha viktimat e kësaj torture të ngrenë zërin, e të bashkohen, transmeton Indeksonline.

“Sot jam këtu me nda me juve dhimbjen që kam në shpirt. Përfaqësoj nanat, vllaznit e bijat, që e kam at dhimtë si unë dhe t’u jap kurajo dhe atyre si une sot, e që nuk ështe e lehtë aspak, me nda dhimbje të shpirtit që thehen zemrat. Jam me lyp drejtësinë time dhe ju kisha falenderu juve për përkrahjen”, tha ajo.

Ndryshe, një nga zërat që i dha heshtjes zë, pikërisht për të dhunën seksuale, ishte Vasfije Krasniqi – Goodman, e cila u bë edhe heroinë, sinonim i shpresës së të mbijetuarve të tjerë, por edhe dëshmia më e fortë e terrorit që pushtuesi serb ushtroi tek qytetarët në Kosovë./Indeksonline/