Muriqi poston një fotografi në Instagram, e shikon mrrolshëm Jovoviqin
Një ndër momentet më të nxehta në ndeshjen Kosova – Mali i Zi, ishte zënka midis Vedat Muriqin dhe Vladimir Jovoviqit.
Në këtë incident u përfshinë shumë futbollistë të të dyja skuadrave, por vetëm dy protagonistët u ndëshkuan me kartonë të verdhë, shkruan Indeksonline.
Ndërkohë, Muriqi ka postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku e shikon mrrolshëm malaziasin, i cili dukej i dorëzuar. /Indeksonline/