75 Mall Live Search
18:37 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Francë – Turqi, ja pse festimi i turqve nuk u transmetua në TV

Të hënën në mbrëmje, Turqia ishte mysafir i Francës në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Festa e lojtarëve turq pas golit, një përshëndetje ushtarake nuk u publikua në transmetimin drejtpërdrejtë nga kompania mediatike “M6”.

Lojtarët madje përsëritën këtë gjest politik, ende brenda stadiumit, në fund të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, asnjë nga këto imazhe nuk u shfaq në televizion, edhe pse një foto e festimit u përhap shpejt në mediat sociale.

Grupi M6 tha të martën se ata kanë zbatuar “specifikimet e UEFA-s, në të cilat kërkohet të mos transmetojë asnjë shenjë apo banderolë me parakalime politike”.

Ndeshja u ndoq gjithashtu me 7.4 milionë shikues në Francë dhe 9.9 milionë në Turqi. /IndeksOnline/