Spearsi rikthen stilin e vjetër, bëhet bionde përsëri!
Ylli i muzikës pop, Britney Spears, ka rikthyer stilin e vjetër të flokëve, atë me të cilin jemi mësuar ta shohim.
37- vjeçarja është bërë përsëri bionde dhe këtë e ka treguar përmes një videoje të publikuar në Instagram, duke dhënë edhe një arsye interesant pse ka vendosur të bëjë këtë ndryshim, shkruan Indeksonline.
“Ndoshta bionde argëtohen më shumë, ky nuk është një grim dhe rregullim i flokëve profesionalisht nga Hollyëood-i, por është dukja ime reale”, ka shkruar Britney në mbishkrimin e videos.
Ndryshe, Britney ka kohë që nuk ka promovuar një projekt të ri./Indeksonline/