Haradinaj: Prania dhe roli i KFOR-it vazhdon të mbetet i nevojshëm
Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, Regjimentit të Karrabinierëve, në kuadër të misionit të KFOR-it, në Kosovë.
Ai e ka fëlnderuar kolonelin Ruggiero Capodivento për angazhimin e deritashëm në shërbimin e tij në Kosovë, ndërsa i ka uruar mirëseardhjen në këtë detyrë kolonelit Paolo Pelosi.
Haradinaj tha se ishte kënaqësi të bashkëbisedonte me gjenerallejtënant Giovanni Nistri, komandant i përgjithshëm i forcave të karrabinierëve, i cili mori pjesë në këtë ceremoni.
“Kosova ka arritur të ruajë dhe promovojë paqen dhe stabilitetin në vend, si vlera të pacenueshme, falë edhe të angazhimit të misionit të NATO-së. Në këtë drejtim, prania dhe roli i KFOR-it, vazhdon të mbetet i nevojshëm”, tha Haradinaj.