Propozim me vend i Albert Krasniqit: Votat e kandidatëve të numërohen në QNR, votat e partive në vendvotime
Ish- anëtari i KDI-së dhe monitoruesi i Kuvendit, Albert Krasniqi, ka bërë një propozim me vend për reformën zgjedhore.
Krasniqi ka propozuar që votat e subjekteve politike të numërohen në vendvotime (për të pasur rezultatet më shpejt), kurse votat e kandidatëve të numërohen në QNR për të evituar manipulimet.
Propozimi i tillë vërtetohet më së miri në këtë fazë, që ndodhet Kosova pasi janë verifikuar shumë manipulime në numërimet e votave të kandidatëve.
“Një prej pikave më të dobëta të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë mbetet nevoja për rinumërim e votave të kutive , që kryesisht është pasojë e përpjekjeve të komisionerëve për të manipuluar me votat e kandidatëve.
Trendi i rinumërimit është në rritje nga zgjedhjet e vitit 2014, ku prej 19.59% ka arritur në 33.14% në zgjedhjet e fundit, e që mund të rritet ende pas shpalljes së rezultateve.
Për të rritur besimin në zgjedhje, reforma zgjedhore duhet të marrë në konsideratë që votat e subjekteve politike të numërohen në vendvotime (për të pasur rezultatet më shpejt), kurse votat e kandidatëve të numërohen në QNR për të evituar manipulimet” shkruan Krasniqi./Indeksonline/
