75 Mall Live Search
17:52 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

E mrekullueshme, Laura Fazliu fiton medalje botërore në shtetin që se ka njohur Kosovën

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin botëror për junior në shtetin që nuk e ka njohur Kosovën, Maroko.

Ajo në garë për medaljen e bronztë mposhti çeken, Renata Zachovan me ippon.

Fillimisht, në repesazh, Fazliu kishte mposhtur gjermanen Annabelle Winzig, shkruan Indeksonline.

Ajo u mposht në çerekfinale nga Anja Obradoviq, që i pamundësoi të luftonte për medalje të artë dhe argjendtë./Indeksonline/