Viktima s’u mbijeton plagëve pas aksidentit, në Fushë-Kosovë
Viktima e cila kishte pësuar aksident në Fushë-Kosovë më 16 tetor 2019, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në QKUK.
Sipas raportit të PK-së thuhet se viktima femër shqiptare ishte duke u trajtuar në QKUK. Si pasojë e aksidentit të rëndë ajo nuk mundi t’u mbijetontë plagëve.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/