75 Mall Live Search
14:43 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Prindërit e Astrit Deharit në Prokurorinë e Prizrenit, në pritje të raportit

Prindërit dhe gruaja e të ndjerit Astrit Dehari bashkë me avokatin e rastit Tomë Gashi ndodhen në  Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Ata janë në pritje të  mbajtjes së një takimi me prokurorinë, lidhur me ekspertizën e raportit të Institutit zviceran sa i përket rastit të vdekjes së Astrit Deharit para tre vjetësh.

Këtë e bëri të ditur Tomë Gashi.

“Prindërit dhe gruaja e Astrit Deharit janë në prokurori, jemi duket pritur për një takim deri në orën 16:00 me prokurorin, për të ditur se a mundet të na e sigurojë raportin të papërkthyer dhe të jetë ashtu siç është përpiluar”.

“Kërkesa deri në ditën e djeshme për Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, për kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, dhe për prokurorin e rastit ka qenë që raportin ta marrim të papërkthyer në gjuhën si është përpiluar”, ka thënë Gashi për klankosova.

Lajmi se raporti arriti nga Zvicra u bë publik gjatë së enjtes.