Kjo është rënditja tabelare pas tri ndeshjeve të sotme, prinë Gjilani
Llapi, Gjilani dhe Dukagjini shënuan fitore në kuadër të gjiros së dhjetë, në Superligën e Kosovës në futboll.
Spektakli ishte i garantuar te ndeshja derbi, ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit, por spektakël i njëjtë u tregua edhe në ndeshjen Llapi – Trepça’89.
Të dya ekipet fituan ndeshjet me rikthim rezultati pasi që fillimisht ishin duke pësuar, shkruan Indeksonline.
E pas këtyre ndeshjeve në rënditjen tabelare prinë Gjilani me gjithësej 21 pikë, kurse vetëm me një pikë më pak rënditet në vendin e dytë Llapi që ka 20 pikë.
Kurse Ballkani i Ismet Munishit rënditet e treta mirëpo me pikë të barabarta me Llapin kurse pas Ballkanit në vendin e katërt është Drita me 18 pikë./Indeksonline/.
