I dashuri i ri i Miley Cyrus, lanson projektin e ri dedikuar këngëtares
Romanca e tyre edhe pse në hapat e parë po shkon në një nivel tjetër.
Kur janë bërë vetëm pak ditë që kur Miley Cyrus dhe Cody Simpson kanë bërë publike lidhjen e tyre, këngëtari tashmë i ka bërë dedikim të dashurës së tij, shkruan Indeksonline.

Këngëtari australian publikoj këngën e tij më të re me titullin “Golden Thing” e cila i është dedikuar pikërisht Mileyt.
Kjo gjë është vënë re edhe në videon e këngës që shfaq një grua me flokë bionde të artë e cila ngjanë me portretin e yllit të muzikës.

Kjo këngë është shprëndar edhe nga vet 26 vjeçarja në rrjetet sociale me mbishkrimin ‘Zemra ime’.
Ndryshe, Miley kohë më parë i dha fund martesës me aktorin, Liam Hemsworth./Indeksonline/