75 Mall Live Search
16:15 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ferguson në stërvitjet e United-it

Sir Alex Ferguson është parë sot në stervitjet e skuadrës së United për ndeshjen ndaj Liverpool në Carrington.

Nuk është hera e parë që Solskjaer fton ish-trajnerin e Manchesterit për t’i ndihmuar atij para ndeshjeve madhore, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, Klopp nuk ka fituar kurrë në Old Trafford, ndërsa treshja e sulmit, Salah,  Mane dhe Firmino e kanë vetëm një gol të realizuar në portën e “Djajve të Kuq”, megjithatë, Liverpool mbetet favorit për duelin e nesërm./Indeksonline/