75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kim Kardashian, me një veshje të veçant shkon në kompaninë e saj

Kim Kardashian është një nga yjet televizive më të njohura në botë.

Ajo pos kësaj është edhe një grua tejet e suksesshme në biznes duke hapur tashmë disa kompani që kanë arritur sukses të madh, shkruan Indeksonline.

Bukuroshja merret me prodhimin e produkteve kozmetike me anë të kompanisë “KKWbeauty” po ashtu ka promovuar linjën e re të veshjeve të brendshme të markës “SKIMS” dhe po korr suksese të mëdha me produktet e saj.

Kim vazhdimisht i reklamon produktet e saj nëpër rrjetet e saj sociale që ndiqen nga qindra miliona fansa.

Së fundmi ajo është paraqitur me një veshje mjaft të veçantë dhe të thjeshtë duke shkuar në kompaninë e saj KKWbeauty.

Kjo thjeshtësi nuk e karakterizon Kim-in, duke qenë se ajo vazhdimisht shfaqet “e zjarrtë” në paraqitjet publike. /Indeksonline/