75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Parkon veturën, bllokon shkallët e një lagjeje të tërë

Shpesh herë shoferët në Prishtinë parkojnë veturat e tyre vend e pa vend.

Nuk ka rëndësi nëse ata ndalojnë në trotuare, hapësira të gjelbëra apo diku tjetër, me rëndësi ta “rehatojnë” veturën.

Një veprim të tillë bërë sot edhe një shofer te shkallët e njohura si të “Dragodanit”, transmeton Indeksonline.

Në hapësirën e caktuar për këmbësorët, pikërisht te fillimi i tyre shihet e parkuar një veturë e që sigurisht qëndron aty për një kohë të gjatë./Indeksonline/