75 Mall Live Search
11:38 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dy nga trinjaket që lindën të bashkuara, lulëzojnë pas 16- vjetësh

Kur lindën trinjaket, njëra ishte në gjendje të mirë, ndërsa dy të tjerat ishin të bashkuara, një gjë e rrallë, por duke i bërë tri motrat edhe më të jashtëzakonshme.

Tri motrat, Macy, MacKenzie dhe Madeline, nga Kalifornia, konsiderohen të jenë ndër rastet më të rralla. Macy dhe MacKenzie kanë lindur të bashkuara, një gjendje që shfaqet në vetëm 1 nga çdo 200.000 lindje, shkruan Indeksonline.

Pas nëntë muajsh, në 10 shtator 2003, Macy dhe MacKenzie, binjaket e bashkuara, iu nënshtruan një operacioni 24-orësh në mënyrë që të ndaheshin dhe kjo do t’u jepte atyre një mundësi për të jetuar një jetë më normale.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing and outdoor

Megjithëse operacioni ishte i suksesshëm, secilës vajzë i mbeti vetëm një këmbë. Por me ndihmën e këmbëve protetike, ato ishin akoma në gjendje të ecnin.

Image may contain: 3 people, people smiling, car and outdoor

Këto vajza janë vërtet të guximshme, pasi kanë kaluar një provë të tillë në një moshë kaq të re./Indeksonline/