Deklaratat e Lulzim Bashes bien ndesh me ato të liderëve evropian!
Javën që e lamë pas Shqipëria mori një lajm të hidhur nga BE-ja. Për shkak të Francës, hapja e negociatave BE-Shqipëri u shtynë.
Menjëherë pas kësaj, lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha deklaroi se vendimi për të mos hapur negociatat ishte dështim i Qeverisë Shqiptare, shkruan Indeksonline.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur që deklaratës së Bashës t’i përgjigjet me fakte.
Ai po ia publikon deklaratat e liderëve evropian si, kancelares Merkel, kryeministrit italian, Guiseppe Conte dhe të presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Të tretë në deklaratat e tyre nuk e fajsonin Shqipërinë se pse nuk u hapën negociatat. Kështu deklarata e Lulzim Bashës bie ndesh me ato të tre liderëve evropian./Indeksonline/