75 Mall Live Search
13:06 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Assadi e quan Erdoganin “hajdut”

Presidenti sirian Bashar al-Assad e quajti homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan një “hajdut” gjatë vizitës së tij të parë në zonat në provincën Idlib që kohët e fundit janë kthyer nën kontrollin e Sirisë.

Mediat shtetërore siriane raportuan se Assad ishte midis ushtarëve sirianë në territorin e Idlib-it.

Assad e quajti Erdogan “një hajdut që vodhi fabrikat, grurin dhe naftën dhe tani po vjedh territorin”, me shumë gjasë duke iu referuar një sulmi ushtarak turk në verilindje të Sirisë.