75 Mall Live Search
13:29 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Erikseni te Real Madridi, në janar

Mediat spanjolle raportojnë se Real Madridi vazhdon interesimin për mesfushorin Christian Eriksen.

Gjatë afatit kalimtar të verës për shërbimet e tij u interesua edhe Barcelona, por meqë Tottenhami nuk e mori ofertën që dëshiroi nuk e lejoi danezin të largohej.

Por kjo situatë duket se do zgjidhet përfundimisht në janar, duke qenë se Eriksenit i skadon kontrata vitin e ardhshëm.

Ai pritet të transferohet te Real Madridi për afro 100 milionë euro. /Indeksonline/