14:47 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ka shuar familjen 6-anëtarëshe në Bosnjë, serbi kapet pas 20 vjetësh, në Zvicër

Një person, serb i Bosnjës së bashku me një person tjetër kishte vrarë në vitin 1993 një familje 6- anëtarëshe, shkruan 20minuten. Një vit pasi ishte dënuar nga një gjykatë në Republikën Serbe të Bosnjës, ai kishte ikur nga burgu dhe nga ajo kohë nuk dihej më asgjë për të, transmeton albinfo.ch

Ndërkohë, është zbuluar se ai prej më shumë se 20 vjetësh po jetonte pa probleme në Lucern – Zvicër. Për më tepër ai ka marrë për një kohë të gjatë ndihma sociale dhe i ka pasur borxhe të shumta shtetit. Për të jetuar pa probleme në Zvicër, ai ka përvetësuar emrin e vëllait, ndërsa mbiemrin e ka marrë nga gruaja.

Nga viti 1998 ka qenë i martuar me një shtetase zvicerane, me të cilën ka dy vajza tashmë të rritura dhe një djalë 17- vjeçar.

Serbi tashmë është ekstraduar në Bosnjë. Më 21 tetor u eshtë dorëzuar autoriteteve të atjeshme.

Ai ishte ankuar deri në Gjykatën Federale kundër vendimit për dëbimin, transmeton albinfo.ch. Por ankesa e tij nuk kishte pasur shanse.