18:02 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bluza e leckosur e Kurt Cobain del në ankand, kaq është çmimi i saj

Bluza e raposodistit të famshëm të viteve të 90’ si dhe anëtarit të grupit “Nirvana”, do dal në ankand këtë javë dhe pritet të kushtoj 300 mijë dollar.

Kontroversi që vrau vetën, bluzën e ankandit e kishte veshur në vitin 1993, gjatë një koncerti të mbajtur në SHBA.

Sipas shtëpisë së ankandeve Julien, që edhe e nxjerr bluzën në shitje, Kurt Cobain kishte krijuar një imazh gri dhe nuk dilte në skenë me veshje spektakli. Ndaj, kjo triko, që ai mund edhe ta ketë blerë në një dyqan rrobash të përdorura, ishte bërë në vitet 60, ishte shumë e veshur, kishte plot njolla e madje edhe vrima të shkaktuara nga djegia me cigare.