75 Mall Live Search
10:20 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zidane flet pas fitores ndaj Galatasarayt, lavdëron këta lojtarë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se është i lumtur me përformancën e Rydrygos dhe Fede Valverdes, në ndeshjen ndaj Galatasaray.

“Los Blancos”, arriti të fitonte si mysafir i gjigantit turk me rezultat minimal 0-1, falë golit të Toni Kroos.

Tekniku francez ka thënë se ka qenë kryesori, që ka vendosur që Rodrygo do të luante në formacionin e parë, transmeton Indeksonline.

“Janë pjesë e skuadrës dhe unë mora vendimin që do të luajnë. Rodrygo është duke luajtur dhe trajnuar mirë. Në formacionin 4-3-3, luan si sulmues i krahut të djathtë dhe jam i lumtur me përformancën e tij. Është pjesë e formacionit të parë dhe mund të luajë në Real Madrid Castilla. Ia doli mirë sot. Do të shohim çfarë do të ndodhë në ndeshjen e radhës”, deklaroi ai.

Reali për momentin në Ligën e Kampionëve është në vendin e dytë me 4 pikë, pesë me pak se lideri PSG, ndërsa në vendin e tretë është Club Brugge me dy pikë, ndërsa Galatasaray në vendin e fundit me një pikë./Indeksonline/