75 Mall Live Search
07:21 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Familjes së Astrit Deharit, i dorëzohet raporti i institutit zviceran

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, ka njoftuar se sot në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, do ta marrin raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore.

“Në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore. Unë do të jem aty së bashku me prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Raporti ka ardhur pak ditë më parë. Atë e ka kërkuar familja Dehari, por nuk i ishte dhënë nga prokuroria, deri sa ai të përkthehej.