75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ambasada e Kosovës në Gjermani del në hapësirë të re, pret mysafirë të veçantë

Ambasada e Republikës së Kosovës kishte mysafirë të veçantë në hapësirat e reja në Berlin.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Artur Kuko bashkë me stafin dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ramadan Nazifi me një pjesë të stafit dhe bashkëshorten e tij vizituan koleget dhe kolegët e tyre nga Kosova për t’i uruar për vendqëndrimin e tyre në Berlin- Grunewald.

Në emër të Misionit të Republikës së Kosovës, Ambasadori Beqë Cufaj falënderoi motrat e vëllezërit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.