Pozita e parë sërish për qytetin e Gjilanit, por tani “e kuqe”
Prishtina mposhti Dritën minimalisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në derbin e kësaj xhiroje e që ishte edhe ndeshja e fundit e javës së 11-të.
Renditja tabelare tash ka një lider të ri, megjithatë nga i njëjti qytet si ajo nga java e kaluar.
Gjilani tani prin me 24 pikë, i ndjekur nga afër prej Ballkanit me 23. Drita bie në pozitën e tretë me 21 pikë e ndjekur nga Prishtina e Llapi me nga 20 sosh./Indeksonline/
