Dy skuadra të mëdha gjermane e dëshirojnë Milot Rashicën
Padyshim, Milot Rashica është një ndër futbollistët më të mirë të Ëerder Bremen.
Opinioni dhe mediumet në Gjermani, vazhdojnë të flasin për të ardhmen e mesfushorit kosovar që ka shënuar rritje të madhe në karrierë gjatë 2 viteve të fundit.
Gazeta gjermane “Sport Bild” shkruan se dy skuadrat Leipzig dhe Schalke 04 janë të interesuara seriozisht për ta transferuar Rashicën, transmeton Indeksonline.
Vlera e futbollistit vushtrrias është 20 milionë euro.
Megjithatë Werder Bremen për momentin nuk është e interesuar ta shesë Rashicën, i cili ka edhe 3 vite kontratë me klubin gjerman. /Indeksonline/