75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Paraqitet Xhavit Haliti, kandidati që s’i ka siguruar votat për deputet

Xhavit Haliti vazhdon të heshtë që nga 6 tetori, data kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

I forti i PDK-së në Dukagjin ka dështuar këtë herë të bëtet deputet, duke mos marrë numrin e duhur të votave për mandatin në Kuvend.

Indeksonline ka kontaktuar Halitin për ta pyetur për numrin e votave që ka marrë dhe faktin nëse edhe zyrtarisht ai ka mbetur jashtë Parlamentit.

“KQZ-ja merret me atë punë, jo kandidatët. Jam jashtë Kosovës dhe nuk kam informacione” ka thënë shkurt Haliti për Indeksonline.

Haliti ka siguruar 2.540 vota në Pejë, duke pasur rënie të madhe në qytetin e tij./Indeksonline/