Teuta Krasniqi bën një dedikim emocional për personin më të dashur
Aktorja e famshme kosovare, Teuta Krasniqi nuk i harron asnjëherë data e rëndësishme të personave më të dashur për të.
Jo rrallë herë ajo bën dedikime emocionale duke zgjedhur fjalët më të veçanta për ta, shkruan Indeksonline.
Së fundi Teuta ka uruar babain e saj, Milaim Krasniqi me rastin e ditëlindjes së tij.
Aktorja uroi babain e saj më një urim të veçantë.
“Veç mendimi ne ty, ma qetëson shpirtin, edhe sikur ti kem problemet e krejt dynjasë, veç mendimi qe kam mundësi mi diskutu me ty, ma lehtëson barrën, veç një fjale e jotja din me ma qetesu edhe gjendjen me te trazume qe mundem me pas… një moment i yti krenarie me mua, me bën qe te kem kërkesa me te mëdha nga vetja qe te jem njeri me i mire, ne mënyre qe te arrij bile një përqindje te vogël te vlerave njerëzore qe ti i posedon. Faleminderit qe je babi me i mire dhe i dashur ne bote, por mbi te gjitha faleminderit qe je shoku me i besueshëm dhe me i vlefshëm për mua. Urime ditëlindja, paç shëndet, dashuri dhe mbarësi gjithmonë, bashke me familjen për te cilën aq shume ke dhënë nga vetja. Zoti te bekoftë e ne te paçim gjithmonë. Te duam shume.”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Teuta është e martuar dhe nënë e dy vajzave./Indeskonline/