Tyson Fury tregon se edhe sa ndeshje i kanë mbetur para se të pensionohet
I pamposhturi në peshat e rënda, Tyson Fury ka pranuar se ai është duke e menduar të largohet nga boksi, mirëpo pasi t’i zhvillojë edhe tri ndeshje të tjera.
Fury tha: “Unë nuk mendoj se do të zhvilloj shumë luftime. Ndoshta edhe tri maksimumi”.
Ai u bë kampion në peshat e rënda në nëntor 2015 pasi një lufte të vështirë kundër Vladimir Klitschko në Gjermani./Indeksonline/.