Vdes një person në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan
Policia Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën Avdi Kelmendi Lipjan është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë, pasi që i njëjti derisa ishte në veturën e tij është vërejtur nga policia në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte dërguar me autoambulancë në QKUK.
Sipas raportit nga Policia vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Raporti plotë nga Policia Kosovës:
VDEKJE E DYSHIMTË
Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 25.10.2019-16:58. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë, pasi që i njëjti derisa ishte në veturën e tij është vërejtur nga policia në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte dërguar me autoambulancë në QKUK. Vdekje e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.