E humbi kreun e tabelës, Mezani fajëson “euforinë” për disfatën
Larg stadiumit të tyre, Gjilani është mposhtur nga Trepça ’89 me rezultat 0-2.
Trajneri i vendasve, i cili sot humbi kreun ka fajësuar lojën e tyre për humbjen duke thënë se kjo ishte me meritë.
“Mendoi se sot skuadra ime nuk ka shkuar në asnjë repart mirë, sot nuk pash motivin e duhur të lojtarëve dhe ndoshta po kalojnë në eufori e cila është e dëmshme”, tha fillimisht Mezani për SS Kosova.
“Shpresojmë që këso ndeshje mos të na përsëriten dhe të na bëjë më të fortë për të ardhmen, sepse një humbje nuk bën mirë por kampionati është i gjatë dhe na duhet të vazhdojmë”.
“Greca ishte nervozë dhe mori karton që nuk është dashur ta merrte sepse do të mungon në ndeshjen e radhës. Por sot nuk funksionoi asgjë dhe humbja po besoi ishte e merituar dhe neve na duhet të rikthehemi me këmbë në tokë”, përfundoi Mezani. /IndeksOnline/