75 Mall Live Search
16:59 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Flokët e thatë të vjeshtës; maska që i ushqen, i drejton dhe u jep shkëlqim si kurrë më parë

Nëse ndjeni që me ardhjen e vjeshtës flokët tuaj janë bërë më të thatë dhe elektrizohen më kollaj, jeni në artikullin e duhur. Do t’ju propozojmë një maskë për flokë të thatë të përgatitur në shtëpi, e cila është në gjendje t’i drejtojë, t’u japë volum dhe t’i ushqejë në thellësi. Përbërësi bazë është avokado: falë sasisë së lartë të vitaminave, është në gjendje të fortifikojë skalpin e kokës.

Ja si ta përgatisni atë hap pas hapi:

·         Gjysmë avokado

·         Gjysmë banane

·         2 lugë kafeje uthull balsamike

·         2 lugë kafeje vaj ulliri e.v

·         1 lugë kafeje vaj speci djegës

·         Pak kanellë

·         10 pika vaj esencial limoni

·         10 pika vaj esencial rozmarine

·         1 vezë

Përgatitja e maskës:

Pasi të keni shtypur në një tas bananen dhe tulin e avokados, shtoni vezën dhe gjithë përbërësit e tjerë. Kalojeni përbëjen në flrulator derisa të homogjenizohet mirë. Aplikojeni maskën në gjatësitë dhe majat e flokëve dhe lëreni të pushojë për 30-60 minuta. Shpëlajeni maskën dhe lani flokët me shampo si zakonisht.

Këshillë: Banania nxihet shpejt, kështu që maska duhet përgatitur dhe aplikuar menjëherë.