75 Mall Live Search
17:10 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shpëtim Idrizi tregon se si e mposhti Gjilanin

Trepça ’89 shënoi fitore të madhe duke mposhtur Gjilanin me rezultat 0-2 në ndeshjen që u zhvillua në Drenas, për shkak se vendasit janë të suspenduar.

Trajneri i mitrovicasve, Shpëtim Idrizi ka thënë se kundërshtarin e ka njohur mirë se si luan që pas ndeshjes së par të zhvilluar para disa javëve.

Nëse i shikojmë ndeshjet që i kemi luajtur deri sot, skuadra ime ka merituar më shumë. Sot e kemi ditur që Gjilani luan mirë por e kemi ditur ‘ADN’ e tyre falë ndeshjes së parë që kishim disa javë më parë”, tha fillimisht Idrizi për SS Kosova.

“Kemi punuar shumë në defanziv dhe është ndeshja e dytë që nuk kemi pësuar gola sepse në këtë aspekt kemi pasur disa mangësi”.

Tashmë faza e dytë e bën ma të letë përballjen me ekipe sepse kemi luajtur deri më tani ndaj tyre kështu që shpresojmë në rezultate sa më pozitive për skuadrën time në vazhdim”, përfundoi Idrizi. /IndeksOnline/