75 Mall Live Search
19:23 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Liverpooli “përmbys” Tottenhamin, bindshëm në krye

Liverpooli ka shënuar fitore të vështirë në “Anfield” në javën e 10-të të Premierligës.

Kampionët e Evropës mposhtën Tottenhamin me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Harry Kane në minutën e parë të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Henderson në minutën e 52-të.

Golin e fitores për Reds e realizoi Mohamed Salah nga penalltia në minutën e 75-të.

Liverpooli është në pozitën e parë me 28-të pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, dersa Tottenham në vendin e 11-të me 12 pikë. /IndeksOnline/