Qeni ia shqyen fytyrën 5 vjeçares, e lë më trauma
Një pesë vjeçare është frikësuar tej mase derisa një qen e sulmoi atë në fytyrë. Rasti ka ndodhur në Jug të Britanisë.
Vajza e quajtur Molly, u traumatizua pasi qeni u versul drejt saj, derisa nëna ishte brenda shtëpisë duke i shikuar disa reklama për mobilje në Facebook.

Nëna e Molly-t, Charmaine Beresford ka folur për tmerrin që vajza e saj përjetoi ndërsa pronari Julier Marsh u shpall fajtor, pasi la jahtë kontrollit qenin e tij, shkruan The Sun- transmeton Indeksonline.
Sulmi i qenit, dukshëm ka ndërruar dhe shkaërruar 5 vjeçaren.

“Mami, a jam ende e bukur?”, citohet t’i ketë thënë Molly- mamit të saj.
Gjykata urdhëroi që qeni të mbahet nën kontroll dhe të pajiset me një mbrojtëse të fytyrës në një vend publik dhe asnjëherë mos të jetë afër fëmijëve nën 17 vjeç.
Pronari i qenit, Marshi duhet të kryejë 60 orë punë të papaguara në 12 muajt e ardhshëm. Ajo u gjobit me 775 £ me një shtesë prej 85 £. /Indeksonline/