Ndërhyrje si në rugby, futbollisti i Arsenalit shpëton nga përjashtimi
Matteo Guendouzi pati fatin të shpëtoj nga kartoni i kuq pas një ndërhyrje ndaj Wilfreid Zaha.
Skenat e jashtëzakonshme ndodhën në fund të një barazimi dramatik 2-2 në Emirates të dielën në mbrëmje , 15 minuta pasi Arsenali kishte një gol të tretë të anuluar nga VAR.
Ndërhyrja ishte sikurse në ndeshjet e nivelit të lartë të Rugbyt për të arritur te topi.

Shikuesit ishin të bindur që francezi do të merrte një karton të kuq për sfidën e tij tejet cinike.
Por Guendouzi ishte jashtëzakonisht me fat që mori vetëm një të verdhë për sjelljen e tij. /IndeksOnline/
