75 Mall Live Search
11:41 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Vrasja e al-Baghdad-it, moment historik drejt fitores ndaj ISIS-it dhe terrorizmit

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se operacioni i Ushtrisë Amerikane për vrasjen e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është moment historik drejt fitores ndaj ISIS-it dhe terrorizmit.

Haradinaj shtoi, gjithashtu se Kosova do të mbetet partner i besueshëm në luftën kundër terrorizmit, trasnmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Operacioni i Ushtrisë Amerikane për vrasjen e e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi është moment historik drejt fitores ndaj ISIS dhe terrorizmit. Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe qëndron e paluhatur në rreshtin e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

RH