Nuk ndalet Sinani, pasi e lansoi “Amanet”, tani pritet albumi i ri
Sinan Vllasaliu para një dite ka publikuar këngën e tij më të re me titull ‘Amanet’, duke u pritur mjaft mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.
Por merret vesh se shumë shpejt pritet të lansohet albumi i ri nga ai, pasi përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai ka publikuar një fotografi ku ka shkruar : ‘Puna vazhdon’.
Derisa ka bërë të ditur se së shpejti do të kemi albumin e ri nga ai me 8 hite të reja e që është një surprizë e këndshme nga ai për fansat që janë në pritje të projekteve të reja nga këngëtari.
Kujtojmë që Sinani ka dekada që sjellë muzikë të bukur dhe është ndër këngëtarët më të dashur për publikun sa i përket zhanrit të tij. /Indeksonline/
