75 Mall Live Search
16:57 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Didier Drogba jep versionin për favoritin e tij në garën individuale “topi i artë”

Legjenda e Chelsea-s dhe  Bregut të Fildishtë, Didier Drogba , ka mbështetur qëndrimin e ish-trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, ku u shpreh se Sadio Mane ka bërë mjaftueshëm për t’a fituar “topin e artë”.

Arsene Wenger: “Sadio Mane ka bërë mjaftueshëm për t’a fituar topin e artë”

“Çfarë tjetër duhet të bësh që të fitosh një top të artë”, është shprehur Drogba, transmeton indeksonline.

“Mane është shpirti i Liverpool, vrapon shumë, jep gjithçka nga vetja, për më tepër shënon e asiston”, tha i dashuri i “bluve” të Londrës.

Mane ka shënuar 68 gola në 137 ndeshje të zhvilluara me Liverpoolin, për më tepër sezonin e kaluar ishte fitues i këpucës së artë.