75 Mall Live Search
10:59 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi pret ekipin e FSK-së, që zuri vendin e dytë në “Cambrian Patrol 19”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramën dhe ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që mori pjesë në garat ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, ku fituan medaljen e argjendtë.

Në garën ushtarake “Cambrian Patrol 19”, që llogaritet prej garave ushtarake më prestigjioze në botë, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti që të rrëmbente medaljen e argjendtë, duke u radhitur i dyti në këtë garë.