Shoku i Xhakës, tregon se a i ka rënë pishman kapiteni i Arsenalit për sjelljet ndaj tifozëve
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është personaliteti më i përfolur këto ditë në mediumet sportive, në Britani.
Të dielën e kaluar, Xhaka u zëvendësua në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Crystal Palaces dhe në atë moment tifozët e fishkëlluan, derisa Graniti në mënyrë instiktive reagoi, duke ofenduar tifozët me fjalët “f*** off”.
Një nga miqtë më të mirë të Xhakës, Patrik Dibrani ka thënë se kapiteni i Arsenalit është penduar menjeherë për gjestin.
“”Ai nuk po ndihet mirë, është i mërzitur. Ai menjëherë u pendua për veprimin. Ai është emocional. Por ai do të varroset i gjallë, nga fansat, nga mediat angleze. Ai është në një moshë ku mund të bëhen gabime. Dhe ai është njeri. Për mua këta janë tifozë turistikë që e vërshëlluan ashtu. Ata nuk janë tifozë të vërtetë”, deklaroi Dibrani.
/Indeksonline/