75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë të nënoficerit të FSK-së

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe ushtarët e oficerët me të cilët shërbeu Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë sot.

Haradinaj tha se është i trishtë lajmi për vdekjen në detyrë të nënoficerit të FSK-së, kapter Baki Ejupi, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, dhe pjesëtar aktiv i ushtrisë së Kosovës, Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor. Ngushëllime të thella familjes, miqve si dhe ushtarëve e oficerëve me të cilët Bakiu shërbeu.

RH