75 Mall Live Search
15:25 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Arsenalit thyen heshtjen, ja çka deklaroi për incidentin e Xhakës

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, në konferencë për shtyp ka treguar gjendjen e Granit Xhakës pas incidentit të fundit që pati ai me tifozët, kur hodhi shiritin e kapitenit dhe fyu publikun.

Trajneri Spanjoll nuk deshi të komentonte sanksionet që do të ndërmarr Arsenali, por tha se Xhaka ndihet i shkatërruar.

“Për momentin nuk do të flas dhe nuk dua të mendoj për atë temë. Nuk është e lehtë për të dhe ekipin. Ai po ndihet i shkatërruar, i dëshpëruar. Kemi folur disa herë me Granitin për këtë incident.

Ai ka ushtruar normalisht me ekipin por nuk po ndihet mirë. Përkushtimi i tij ndaj ekipit është si zakonisht i madh. Ai don që ta ndihmojë klubin. Ai e ka ndjerë thellë atë veprim. Edhe Xhaka është njeri dhe secili prej nesh ka nevojë për mbështetjen e tifozëve” ka deklaruar Emery.

/Indeksonline/