75 Mall Live Search
20:39 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kjo është gjendja e shqiptarit të plagosur nga policia serbe që po trajtohet në Prishtinë

Milazim Murati nga Gërbaci i Komunës së Medvegjës, derisa po bënte roje në malin që ndanë Kosovës dhe Serbinë, është plagosur nga policia serbe.

Murati pas plagëve që ka marrë është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa më pas u transportua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shefi i repartit të Emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha për Indeksonline se kanë pranuar viktimën rreth orës 18:30, derisa i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“I plagosuri ka dy plagë, derisa gjendja e tij nuk është e rëndë. Tani e kemi dërgu për me bë CT. Në Spitalin e Gjilanit e kanë trajtuar shumë mirë, ndërsa ne jemi duke bërë ekzaminimin, për të parë nëse ka nevojë  që të hy në sallën e operimit”.

Ndryshe, ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së 34 vjeçarit shqiptar./Indeksonline/