75 Mall Live Search
13:29 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

130 kilogramë marihuanë donin ta eksportonin në Zvicër, shpallen fajtorë 3 persona, nga Prizreni

Prokuroria Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.O., U.S., dhe A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psiokotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2  lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të pandehurit, pa autorizim kanë ndërmjetësuar në transportimin e substancave apo preparateve të shpallura me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes ose ofrimit për shitje, në atë mënyrë që me datë 24.10.2017 dhe 28.10.2017, në orët e paradites, duke përdorur dy taksi të ndryshëm nga Gjakova, saktësisht nga lapidari i fshatit Dobrosh – Komuna e Gjakovës, kanë dërguar në kompaninë me inicialet “F.C.”në Prizren dhe në kompaninë me inicialet “E.T.” në Ferizaj gjithsej 22 dyer të drurit, ku në brendësinë e tyre kanë paketuar në total 130 kilogramë e 649.32 gramë substancë narkotike – marihuan me qëllim të eksportimit në shtetin e Zvicrës.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit N.O., U.S., dhe A.S., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve, substancave psiokotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.