75 Mall Live Search
16:38 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

E dhimbshme, nipi i Milaim Zekës humb betejën me sëmundjen në tru

Lideri i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka bërë të ditur sot se ka ndërruar jetë djali i motrës së tij, Denis Gullbovci.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebok, ish-deputeti i Kosovës, Zeka ka shkruar se humbi njeriun më të dashur të jetës së tij, transmeton Indeksonline.

I riu po studionte Arkitekturën dhe ishte goditur nga një sëmundje e rëndë në tru.

Postimi i plotë:

Njoftim

Sot iku per ne boten tjeter djali i motres time, Denis Gezim Gullbovci. Kam humbur njeriun me te dashur te jetes time.
Lamtumire engjull. Pushofte ne paqe shpirti Yt. Shume do na mungosh te gjitheve!