75 Mall Live Search
08:22 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një kompani ndërtuese prish qetësinë e prishtinasëve, pas mesnate

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet më të zhurmshme dhe me kaosin më të madh jo vetëm në trafik, por edhe urbanistik.

Çdo ditë në kryeqytetin tonë bëhen ndërtime të larta, duke ia prishur kështu imazhin qytetit të vjetër.

Shpesh qytetarët përmes rrjeteve sociale kanë adresuar shqetësimet e tyre kundrejt punimeve që bëhen nga kompanitë ndërtuese, të cilat kanë krijuar pluhur e kanë bllokuar trotuaret me material punues, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, sot vrojtuesit e lagjes kanë publikuar një fotografi ku tregon se në rrugën “C” një kompani ndërtimi ka bërë punime në orën 01:12 të mëngjesit, që kanë penguar edhe banorët që jetojnë përreth./Indeksonline/