KS i OKB-së diskuton sot për Kosovën
Sot pritet të zhvillohet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të flitet për Kosovën.
Raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut në periudhën 16 maj 2019 deri më 15 shtator do të diskutohet në këtë seancë e cila mbahet pasdite në New-York.
Ndryshe përfaqësues të shumë vendeve kishin kërkuar që të mos vazhdohet raportimi për Kosovën, por një gjë e tillë parashihet nga Rezoluta 1244 dhe raportimi vazhdon të bëhet./Indeksonline/