Dalin në shitje biletat për Shqipëria-Andorra, ja çmimet
Federata Shqiptare e Futbollit, ka publikuar çmimet dhe ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e parafundit eliminatore të Euros 2020, Shqipëria-Andorra, që do të luhet më 14 nëntor, orë 20:45, në “Elbasan Arena”.
Çmimet e biletave variojnë:
500 lekë më e lira në tribunat G2 dhe C2.
1 000 lekë në tribunat G1, G3, C1. C3.
1 500 lekë në tribunat F dhe D.
2 000 lekë tribuna E.
3 000 lekë tribunat B1 dhe B5.
4 000 lekë në tribunat A1, A4, B2 dhe B4.
5 000 lekë në tribunat B3, A2 dhe A3.
8 000 lekë në tribunën VIP.
Të të interesuarit mund t’i gjejnë biletat në dyqanin e FSHF-së, te stadiumi “Selman Stërmasi” dhe në “Elbasan Arena” dhe “online”.
