75 Mall Live Search
13:09 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mund të vijë shpejt

Jam i bindur se rezultati zhgënjyes i Këshillit Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian shumë shpejt do të ndryshojë, deklaroi komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn.

”Rezultati zhgënjyes i Këshillit të kaluar Europian, që i refuzoi Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian shumë shpejt do të ndryshojë”, shkruan Hahn në Twitter.

Image result for hahn be

Së bashku me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, komisioneri Hahn takoi në Bruksel presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ritheksoi mbështetjen e tij për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.